Vala e re e infektimeve me Covid-19, Greqia drejt rikthimit të maskave

Një valë e re infektimesh me Covid-19 ka mbërthyer Evropën në javët e fundit.

Duke folur në një konferencë urgjente publike në Athinë, shefi i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) Theoklis Zaoutis dhe eksperti i epidemiologjisë Dimitris Paraskevis vunë në dukje se të dhënat tregojnë që numri i rasteve aktive në Greqi aktualisht vlerësohet midis 150,000 dhe 200,000.

Paraskevis vuri në dukje se rritjet më të mëdha të infektimeve janë në ishujt e Jonit dhe jugut të Egjeut dhe në Kretë, por edhe në kryeqytetin grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët shtuan se shkalla e transmetimit të SARS-CoV-2 është llogaritur në 1.3 – që do të thotë se çdo 10 persona të infektuar do të infektojnë 13 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre, vala aktuale e infektimeve do të arrijë kulmin nga mesi i muajit Korrik.

Në tre javët e fundit kanë ardhur në rritje edhe shtrimet në spitale dhe personat e intubuar, konfirmuan përfaqësuesit e EODY, por shtuan se sistemi shëndetësor publik nuk është nën presion.

Ata gjithashtu vunë në dukje se komiteti i ekspertëve që këshillon qeverinë do të bëjë një rekomandim që maskat të bëhen të detyrueshme në të gjitha mjediset publike të brendshme si supermarkete dhe dyqane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?