Vdekja e parë mbretërore nga virusi
Pandemia e Covid-19 ka prekur edhe familjet mbretërore, madje tek njerëzit me gjaku blu është shënuar edhe një viktimë. Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, pasi rezultoi positive me Covid-19.
Dinastia Bourbon-Parma është një degë e mbretërorëve spanjollë, e rrjedhur nga dinastia franceze Capetian. Maria vetë nuk kishte fëmijë por lë pas disa nipër e mbesa si Princi Carlos i Bourbon-Parma, Duka i Parma e Piacenza, Princesha Margarita e Princ Jaime.
Nga ana tjetër, Spanja po regjistron numra tragjikë vdekjesh me 832 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në vend në 5,690 prej nisjes së epidemisë. Spanja renditet tashmë vendi i dytë më i goditur në botë pas Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

