Vdes në aksident miliarderi i njohur në Mumbai

Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor teksa po udhëtonte për në Mumbai. Aksidenti ka qenë fatal edhe për një person tjetër, ndërsa 2 pasagjerë të tjerë janë plagosur.

Mistry dhe shoqëruesit e tij po udhëtonin me një makinë tip Mercedes në  Palghar të Maharashtra në momentin që ndodhi aksidenti.

Mediat e huaja raportojnë se automjeti goditi një ndarës në rrugë, ndërsa kalonte një urë mbi një lumë. Bëhet e ditur se Mistry vdiq më pas në vendin e përplasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mistry ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij. Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, personi që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?