Vdes në sallën e gjyqit ish-Presidenti egjiptian Muhamed Morsi

Ish-Presidenti Egjiptian, Mohamed Morsi ka ndërruar jetë në sallën e gjyqit. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni publik këtë të hënë.

Zyrtarisht thuhet se Morsi pësoi disa kriza dhe u sëmur rëndë gjatë një seance gjyqësore, deri sa ndërroi jetë.

Morsi është një figurë e rëndësishme e Vëllazërisë Musliamne. Ai u rrëzua në vitin 2013 me dhunë dhe me protesta të shumta, kundër regjimit që kishte vendosur në Egjipt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Presidenti po vuante dënimin me 7 vite burg.
Në një njoftim zyrtar, thuhet:

Swiss Digital Mobile Reklama

67 vjeçari po fliste prej 20 minutash përpara gjykatësit, kur nisi të mos ndihej mirë dhe të venitej. Ai u dërgua me shpejtësi në spital, ku edhe ndërroi jetë pak më pas.”
Morsi u bë presidenti i parë egjiptian i zgjedhur nga zgjedhjet demokratike në vitin 2012, pas Pranverës Arabe dhe rrëzimit të regjimit 30-vjeçar të Hosni Mubarak.

Ish-Presidenti shërbeu vetëm një vit në mandatin 4 vjeçar, pasi u rrëzua me protesta të dhunshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?