Venezuelë: 4 milionë vetë në arrati

Ka arritur në 4 milionë numri i venezuelianëve të larguar nga vendi i tyre, që është bërë skena e një krize të rëndë ekonomike dhe politike, thanë në një deklaratë të përbashkët sot UNHCR, Agjencia e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe IOM, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Ritmi i eksodit është tronditës: nga thuajse 695 000 në fund të vitit 2015, numri i refugjatëve dhe emigrantëve nga Venezuela ka tejkaluar 4 milionë, nga të cilët një milion në vetëm shtatë muaj, që nga nëntori 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?