‘Veprime provokative’, SHBA akuzon Kinën për stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Pekinin për veprime “provokative” dhe “të papërgjegjshme”, pasi zyrtarët në Tajvan deklaruan se Kina ka kryer stërvitje ushtarake rreth ishullit.

Uashingtoni ka thënë se Kina po përshkallëzon tensionet mes dy vendeve, shkruan BBC. Sipas ministrisë, 20 aeroplanë kinezë dhe 14 anije kanë vazhduar të kryejnë stërvitje në det dhe ajër rreth Ngushticës së Tajvanit.

Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, por Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur dhe është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?