Vetëvritet ministri gjerman, shkak kriza ekonomike nga virusi
Në këtë kohë të pandemisë, ku njerëzit duan siguri financiare nga shteti, Ministri i Financave i landit Hesse në Gjermani, Thomas Schäfer është vetëvrarë. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes dhe sipas guvernatorit të këtij vendi, Volker Bouffier, kjo mund të jetë vetëvrasja e parë politike e lidhur me pandeminë e Covid-19.
Sipas gazetës “Faz”, e cila citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të shtetit si “të pashpresë”. Nga ana tjetër, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por ajo vazhdon të qarkullojnë në mediat sociale.
Guvernatori Bouffier kujtoi se Schäfer ishte i zënë “ditë e natë” me krizën aktuale dhe shtoi se ”duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar për përmbushjen e pritjeve të mëdha të popullatës veçanërisht në frontin e ndihmës. Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.
KOHA JONË SONDAZH

