VIDEO/ Po jepte meshën para mijëra njerëzve, “fluturon” prifti. Arsyeja është një grua

Një grua shtyu nga skena një prift gjatë kohës që ky i fundit mbante meshë përpara besimtarëve.

At Marcelo Rossi po fliste në Cachoeira të Brazilit, kur një grua vrapoi drejt skenës dhe e shtyu atë nga pas. Prifti mund të shihet që “fluturon” nga skena, ndërkohë që të pranishmit shtangen nga ajo që ndodhi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, fatmirësisht At Rossi nuk pësoi dëmtime nga rënia dhe vendosi që të mos e padiste 32-vjeçaren. Ai u rikthye për të vijuar me meshën pak minuta pas incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa e reja u ndalua nga oficerët e policisë. Motivet e këtij veprimi mbeten të paqarta.

Swiss Digital Mobile Reklama
Priest pushed off stage by woman in front of thousands of stunned worshippers

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?