Video shokuese, lumi përpin një autobus turistësh në Indi

Shirat e furishëm kanë sjellë përmbytje të mëdha në veri të Indisë, duke shkaktuar deri tani 13 viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e vërshimeve të mëdha të ujit dhe rrëshqitjeve të dheut, autostrada që lidh Manali me Leh është mbyllur për një periudhë të pacaktuar. Qeveria e Himachal Pradesh ka marrë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët.

Shkollat janë mbyllur deri në një njoftim të ri. Në këtë video të bërë virale në internet, furia e ujit përpin një autobus turistësh në Manali!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lumi që rrjedh buzë autostradës Chandigarh-Manali është frymë si pasojë e reshjeve të mëdha dhe ka përpirë autobusin që gjendej buzë lumit. Fatmirësisht në mjet nuk kishte asnjë person.

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?