VIDEO/ Shtyn shoqen duke e hedhur nga ura, ja pamjet e tmerrshme

Në fillim të gushtit, gjashtëmbëdhjetë vjeçari Jordan Holgerson dhe një grup shokësh po qëndronin mbi një urë të lartë, një pasdite vere. Ata ishin duke kërcyer nga pragu i urës në ujërat e lumit Lewis, një rrezik i njohur nga banorët vendas.

16 vjeçarja Holgerson refuzoi të hidhej kur erdhi rradha e saj për shkak se ajo ishte nervoze dhe kishte frikë.

Një nga miqtë e saj e shtyu atë papritur. Holgerson ra 60 metra poshtë duke u përplasur në lumë. Incidenti u xhirua në video dhe jo vetëm që dëgjohen britmat e saj të tmerrshme, por edhe zhurma e fortë e trupit të saj kur përplaset në ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Adoleshentja tha për mediat lokale se rënia i kishte shkaktuar pesë brinjë të thyer, flluska ajri në gjoks dhe një mushkëri të shpuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Departamenti i policisë së qarkut Clark konfirmoi se ata po hetojnë incidentin, dhe e kanë kaluar rastin e tyre në prokurori. Familja e adoleshentes e di se kush e shtyu 16 vjeçaren por ata nuk janë të sigurtë nëse do e denoncojnë apo jo, dhe pse në të vërtetë janë shumë të nxehur me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?