VIDEO/ Vëllezërit ritakohen pas 77-vjetësh të ndarë, momenti më emocional në jetën e tyre

Ndarje në botë ka, por ky është ribashkimi më emocional dhe gati i pabesueshëm që ka ndodhur ndonjë herë. Vëllezërit Ted dhe Geoff Nobbs, u ndanë në vitin e largët 1945, por që janë ribashkuar pas 77-vjetësh dhe takimi mes tyre është shumë emocional, gati i pabesueshëm.

Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ata u takuan në Australi aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare, ndërsa video-ja është bërë menjëherë virale. “Është e pabesueshme, e mahnitshme. Më në fund kam takuar vëllanë tim”, u shpreh Geoff pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ted së bashku me vëllezërit e motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?