Videoja e tmerrshme/ Aeroplani ushtarak kalon shumë pranë kokës së një njeriu

Ky është momenti i habitshëm kur një avion ushtarak fluturon vetëm pak metra mbi kokën e një njeriu.

Aeroplani, që mendohet të jetë një avion ukrainas Su-24M Fencer Bomber, del nga askund duke kaluar me shpejtësi mbi kokën e personit.

Një burrë tjetër mund të shihet gjithashtu duke mbyllur veshët kundër zhurmës së fortë të avionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se videoja mbresëlënëse u regjistrua në një baze ajrore në Ukrainë, ndoshta në ‘Staro’, ku kanë bazën avionë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Baza ajrore është rreth 4 km në lindje të Starokostiantyniv në Ukrainën perëndimore.

Burrat duket se janë të veshur me rroba të stilit ushtarak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?