Virusi i merr jetën një politikani
Pandemia e Covid-19 prek çdo shtresë. Në Francë, një ish-ministër i qeverisë ka humbur jetën. Më 26 mars, vetëm pak ditë para se të vdiste, Patrick Devedjian bëri me dije se po vuante nga simptomat e Covid-19. Devedjian, i cili ishte me origjinë armene, hyri në politikë në vitin 1983, dhe ka pasur role të ndryshme në qeveri, përveç kabinetit të Sarkozisë. Ai ka qenë këshilltar në kabinetin e presidenit francez, Nikola Sarkozi, i cili reagoi menjëherë në Twitter pas vdekjes së tij. ”Patrick Devedjian ishte një burrë plot pasion, i përmbushur, i sinqertë dhe i angazhuar. Ai mishëronte politikën që dua unë. Politikë me ndjenja, me bindje, me zell. Jam krenar që kam pasur përkrah. Dua t’u përcjell të afërmve ngushëllimet e mia dhe trishtimin e pafund”.
KOHA JONË SONDAZH

