Virusi merr edhe redaktoren e njohur, testi i parë i rezultoi negativ
Virusi vdekjeprurës po prek çdo moshë, çdo shtresë të shoqërisë në të gjithë botën. Betejën e ka humbur edhe Anastasia Petrova, redaktore e një reviste biznesi në qytetin Perm, të Rusisë. 36-vjeçarja kthehet kështu viktima me moshën më të re në këtë shtet. Anastasia si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, punonte nga shtëpia dhe kur gjente kohë kujdesej për dy djemtë e saj të mitur, Ilya 12 vjeç dhe Yaroslav 10 vjeç. Ndërkohë, para një jave atë e “pushtuan” ethet, si edhe kishte dhimbje të fytit të shoqëruara me kollë të thatë, simptoma këto të koronavirusit.
Pas konsultës tek një mjek, gruaja i kishte konfirmuar atij që kishte pasur kontakte me tre persona që kishin ardhur nga vende të tjera. Temperatura e Anastasias rritej gjithnjë dhe më shumë dhe për ta përballuar, konsumonte shpesh paracetamol. Mbrëmjen e 24 marsit, ajo iu drejtua spitalit pasi simptomat e saj kishin agravuar dhe gjendja ishte përkeqësuar.
Më 27 mars, 36 vjeçarja postoi se testi i saj i parë, kishte rezultuar negativ për COVID-19. Mirëpo, kur mori përgjigjen e testit të dytë ajo i dërgoi mesazh shoqes së saj Yulia. “Yulia, testi im i dytë rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ndihem shumë keq”. Ky ishte komunikimi i fundit i saj, pasi ndërroi jetë disa orë më vonë.
KOHA JONË SONDAZH

