VOA: Epidemia e heshtur e armëve që marrin jetë fëmijësh

Bota ndjek më vëmendje kur vrasjet në masë me armë, si ajo në Uvalde të Teksasit, marrin jetë të pafajshme në Shtetet e Bashkuara. Armët e zjarrit janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve amerikanë. “Nipi im u godit dy herë. Njëherë në kraharor nga afër, dhe një herë në kokë në formë ekzekutimi”, thotë gjyshja e një adoleshenti të vrarë me armë. Ai ishte 15-vjeçari Malachi Jackson, i vrarë në Uashington muajin e kaluar. Gjyshja e tij thotë se është kapur një i dyshuar dhe se po bëhet një hetim penal.

“Filloi me dy fëmijë që po ziheshin. Po shkëmbenin fjalë. Në Uashington, këta fëmijë kanë armë, ashtu siç kanë akullore. Nuk duhet të jetë kaq e lehtë, që një fëmijë të marrë armë”, thotë gjyshja, e cila mbajti maskë për sigurinë e saj gjatë intervistës në kamera.

Jackson-i është një nga 500 adoleshentët e vrarë këtë vit me armë zjarri, sipas organizatës Arkivi i Dhunës me Armë, e cila regjistron vdekjet nga armët bazuar në të dhënat e bëra publike. Disa nga këto vdekje janë vrasje, të tjerat janë aksidentale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për adoleshentët 12 vjeç, apo mbi 10 vjeç, është aktiviteti i bandave dhe shumë gjëra të tjera. Fëmijët nën 10 vjeç vdesin nga arma pasi kanë gjetur armën e babait, që nuk është ruajtur siç duhet. Ata luajnë me armët dhe nuk e kuptojnë se dëmi prej tyre është fatal”, thotë Mark Bryant, president ekzekutiv i organizatës “Arkivi i Dhunës me Armë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasjet masive me armë këtë muaj në Uvalde të Teksasit dhe në Buffalo të Nju Jorkut, kanë tronditur botën. Por dhuna e përditshme, si vrasja e Jackson-it, janë një epidemi, thonë studiuesit. Vdekjet nga armët në radhët e të rinjve u rritën me gati 30% në vitin 2020.

Dhuna me armë vret më shumë fëmijë se aksidentet me makina, mbidozat nga droga dhe madje edhe kanceri, thonë studiuesit e Universitetit të Miçiganit. Ndërsa vijon pandemia e Covid-19, ekspertët thonë se shihet se çfarë po i rrit statistikat, çrregullime emocionale si ankthi dhe depresioni në rritje, apo qasja e lehtë tek armët në shumë shtete amerikane.

“Çrregullimet e shkaktuara nga ankthi, është diagnoza më e pranishme. Në veçanti kur kombinohet me përdorim substancash, shohim sjellje vetëshkatërrimtare dhe shkatërrimi të të tjerëve në një nivel të paparë”, thotë psikologu Gregory Jantz. Gjyshja e Malachi Jackson-it dhe familja janë ende në zi dhe duan që politikanët t’i mbajnë armët larg duarve të fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?