Vranë djalin se ishte beqar, të moshuarit: Kemi vrarë edhe vajzën me dhëndrin

Një çift të moshuarish nga Irani, të cilët vranë djalin e tyre vetëm për faktin se ishte beqar, kanë rrëfyer se kanë vrarë në të njëjtën mënyrë edhe vajzën e tyre, bashkë me dhëndrin.

Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74 vjeç, u arrestuan 3 javë më parë në Teheran, si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e djalit, pasi trupi i tij u gjet i copëtuar në një kosh plehrash pranë banesës së tyre. Ata pranuan se përveç djalit, kanë vrarë vajzën Arezou dhe dhëndrin Faramarz, pasi ishin të dy imoralë.

Sipas mediave iraniane, të moshuarit e vranë dhëndrin 10 vite më parë pasi ishte i dhunshëm, ndërsa vajzën e vranë 3 vite më parë, pasi kishte nisur drogën dhe sillte të dashurit e saj në shtëpi.

SHKARKO APP