Vrasja e vajzës së aleatit të Putinit, Inteligjenca amerikane akuzon Ukrainën. Kievi i mohon

Inteligjenca amerikane beson se qeveria e Kievit qëndron pas vrasjes së Darya Dugina, vajza e aleatit të Putinit, Alexander Dugin.

Kjo u zbulua nga burime për ”New York Times”, duke deklaruar se SHBA “nuk mori pjesë në sulm, as nuk dha informacion apo forma të tjera ndihme”. Zyrtarët raportojnë gjithashtu se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të operacionit dhe do ta kishte kundërshtuar nëse do të konsultoheshin.

Ukraina e ka mohuar gjithmonë përfshirjen e saj në vrasjen e Dugina-s, dhe zyrtarët e Kievit e mohuan përsëri kur u pyetën për vlerësimin e inteligjencës amerikane. Prandaj, New York Times thekson se amerikanët janë të acaruar nga mungesa e transparencës së Ukrainës në lidhje me planet e saj ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?