Vrasja e vajzës së aleatit të Putinit, nën akuzë agjentja e Ukrainës. Natalia Vovk është arratisur në Estoni
Kush e vrau me bombë, të bijën e Alexander Dugin në makinën e këtij të fundit? Dugin është këshilltar i lartë i presidentit Putin.
Sipas shërbimeve ruse të inteligjencës FSB, autorja është qytetarja ukrainase Natalia Vovk, dhe raportohet se menjëherë pas sulmit ajo është arratisur nga Estonia.
Autoritetet ruse konfirmuan se atentati ndaj Daria Dugina ishte “i planifikuar dhe realizuar nga shërbimet sekrete të Ukrainës”. Pas vrasjes, agjentja e tyre ishte larguar nga vendi duke kaluar nga rajoni Pskov drejt Estonisë.
KOHA JONË SONDAZH

