Vritet gazetari i “New York Times” në Ukrainë
Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud është vrarë gjatë raportimeve në Ukrainë. Ai është fitues i çmimit “Pulitser” në gazetari.
“Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve”, shkruan La Republica. Lajmi u dha fillimisht nga drejtuesi i policisë së rajonit të Kievit.
“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë.
Sot është qëlluar për vdekje në Irpin një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”.
KOHA JONË SONDAZH

