Vuçiç: Nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ka bisedime për zgjedhje të anëve. Jo, ne e kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan ne [më 1999] dhe vendosën sanksione ndaj nesh”, tha Vuçiç.
Takimi midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis. Beograd, 19 prill 2022.
KOHA JONË SONDAZH

