Washington, SHBA nuk do t‘i Turqisë avionët e avancuar luftarakë F-35

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se SHBA nuk do t’i shesë Turqisë avionët e avancuar luftarakë F-35 për shkak se Ankaraja zyrtare ka blerë sistemin rus për mbrojtje raketore S-400.

Administrata e presidentit amerikan kërcënoi se do të përjashtojë Turqinë nga programi i avionit luftarak F-35 pasi u furnizua me sistemin S-400 nga Rusia, duke paralajmëruar se sistemi për mbrojtje ajrore mund të përdoret nga Moska për të zbuluar fshehurazi informata sekrete rreth avionit luftarak.

Turqia firmosi marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për situatën e krijuar me F-35, Trump akuzoi administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për të cilin tha se ishte ai që e krijoi problemin duke mos i lejuar qeverisë turke që të blejë sistemin raketor ”Patriot”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHBA në muajin qershor ndaloi trajnimin për pilotët turq si një hap në mënjanimin e pjesëmarrjes së Turqisë në programin e drejtimit të avionëve F-35.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?