Xhelozia pas ndarjes, ish-e dashura “fundos” shqiptarin në Itali

Një shqiptar në Itali është ndaluar nga policia pasi përndiqte prej kohësh ish-të dashurën e tij, pasi xhelozonte ta shihte të shoqëruar me persona të tjerë.

Gruaja, e cila ishte nën presion të vazhdueshëm kishte depozituar ankesë pranë autoriteteve, veprim ky i cili solli edhe “ngujimin” e shqiptarit.

Për post xhelozisë së madhe, shqiptari e shantazhonte përmes presioneve duke e detyruar të mos përdorte rrjetet sociale, përcjell “reggiosera.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet agresive të shqiptarit dolën në pah edhe në një rast, ku kërcënoi me armë një tjetër person, po për arsye xhelozie. Këtë veprim, ai e ka kryer pasi mendonte se italiani kishte marrëdhënie të mira me ish-të dashurën e shqiptarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?