Zbulohet vendi me shoferët më agresivë në botë
Italia sipas një sondazhi të fundit global të kryer nga platforma e marrjes së makinave me qira Discovercars.com, Italia është renditur si vendi me shoferët më agresivë në botë. Sipas të dhënave të anketës, rreth 23% e të anketuarve deklaruan se kanë përjetuar sjellje të çrregullta ose të pamatura gjatë kohës që i jepnin makinës në rrugët italiane. Në vendin e dytë renditet Mbretëria e Bashkuar me 11% të votave, ku qyteti i Londrës doli si një nga vatrat kryesore të agresionit në timon. Klasifikimi i vendeve kryesore paraqitet si më poshtë:
Italia: 23%
Mbretëria e Bashkuar: 11%
SHBA: 9%
Franca dhe Australia: nga 5% secila
Spanja dhe Turqia: nga 4% secila
Sondazhi ka analizuar gjithashtu veprimet që u prishin më shumë punë drejtuesve të mjeteve. Mospërdorimi i sinjalit përbën shqetësimin kryesor për shumicën e shoferëve në mbarë botën:
Mosdhënia e sinjalit në kthesa: 56%
Ngarja e shpejtë e automjetit: 46%
Ngarja e ngadaltë në korsinë e parakalimit: 43%
Frenimi i menjëhershëm: 20%
KOHA JONË SONDAZH

