Zëdhënësi i Erdoganit infektohet nga koronavirusi

Ibrahim Kalin, një zëdhënës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se ai ishte infektuar nga SARS-CoV-2.

“Unë jam në fazat e fundit të trajtimit tim për koronavirusin,” tha Kalin përmes Twitterit.

Ai tha se kishte vetëm “simptoma të lehta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam mjaft mirë për momentin, falë Zotit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalin u bë zyrtari i dytë i lartë i qeverisë turke që u infektua nga Covid 19.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Brendshëm Suleiman Soilou gjithashtu tha në Twitter se ishte infektuar së bashku me gruan dhe vajzën e tit.

Të shtunën, Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e kaluara kishte regjistruar 2,213 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 375,367.

Ndërkohë 75 pacientë humbën jetën duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 10,252.

Numri i pacientëve që po trajtohen në gjendje të rëndë është 2.075, sipas të dhënave zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?