Zelenskey kërkon ndihmë nga NATO: Na duhen mjete luftarake, varet liria e Europës!

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks via video call to the Doha Forum in Doha, Qatar, Saturday, March 26, 2022. Ukraine's president made a surprise video appearance Saturday at Qatar's Doha Forum, calling on the energy-rich nation and others to boost their production to counteract the loss of Russian energy supplies. (AP Photo/Lujain Jo)

Ushtria ruse ka lëshuar dhjetëra raketa në një sulm ushtarak të shumëfishtë qark Ukrainës, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Ministria Ruse e Mbrojtjes. Vetëm të shtunën, ushtria e saj ka shkatërruar 117 mjete luftarake ukrainase.

Beteja shtrihet në një territor prej 1800 km dhe rusët po mobilizohen për sulme të reja tokësore, pavarësisht ofensivës së tyre të ngadaltë në terre. Duke parë situatën, me ministrinë ukrainase të Mbrojtjes që pranon se mbi 4500 ndërtesa banimi janë shkatërruar e mijëra mjete luftarake po ashtu, presidenti Zelenskey kërkon përsëri ndihmë në armatime nga aleatët e NATO-s.

“Kush është kostoja e sigurisë? Është shumë specifike. Janë avionët për Ukrainën. Janë tanket për shtetin tonë. Janë raketat mbrojtëse. Janë armët antiraketore. Dhe partnerët tanë i kanë këto. Sot nuk bëhet fjalë vetëm për lirinë e Ukrainës por për lirinë e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kërkojmë më shumë se sa 1% e avionëve dhe 1% të tankeve të NATO. Kemi 31 ditë që ju presim. Kush po e drejton komunitetin euro-atlantik? Po e drejton Moska, përmes kërcënimeve të saj?”, tha Zelenskey.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?