Zelenski: 60 mln tonë drithë mund ‘të ngecë’ në Ukrainë deri në vjeshtë

Deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecen në Ukrainë deri në vjeshtë nëse vendi vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara, u tha gazetarëve në Kiev të hënën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“22 milionë tonë janë bllokuar tani, tha Zelenski. – Ne gjithashtu presim rreth 60 milionë tonë në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”.

Presidenti tha gjithashtu se po punonte me Kombet e Bashkuara në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të interesuar për këtë si eksportues, që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për vitin e ardhshëm, për të korrat e ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë, elb, grurë, misër”, tha Zelenski

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?