Zelenski: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada
Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk duhet të zgjasë me vite apo dekada.
Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski këtë të premte në parlamentin e Ukrainës.
“Na u deshën 115 ditë për të marrë statusin e vendit kandidat. Dhe rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada”, tha Zelenski gjatë fjalës së tij.
Ai theksoi se me kryeparlamentarin dhe kryeministrin e Ukrainës, do të nëshkruajë një deklaratë të përbashkët ku do të shprehet vendosmëria për anëtarësim në BE.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen iu drejtua me një fjalim ligjvënësve ukrainas.
Në Samitin e BE-së zhvilluar në Bruksel më 23 qershor, u vendos që Ukrainës t’i jepej statusi i vendit kandidat.
KOHA JONË SONDAZH

