Zelensky: Blinken dhe Austin do të vizitojnë nesër Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojnë Kievin, ditën e dielë.

“Nuk besoj se është sekret që njerëz nga SHBA do të vijnë për vizitë te ne, ditën e nesërme. Do të vijë zoti Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar që të komentojë këtë vizitë të mundshme të Sekretarit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjes në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?