Zelensky flet ashpër në OKB: Rusët vranë dhe përdhunuan gratë në sy të fëmijëve

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka kujtuar viktimat e ndjera të masakrës së Buchës, në fjalimin që mbajti këtë të martë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Po ashtu Zelensky tha se rusët nuk lanë asnjë gjë pa bërë, madje nuk krusyen as përdhunimet e grave në sy të fëmijëve.

”Gjithçka në kujtesën e civilëve që vdiqën, të cilët u qëlluan dhe u vranë pas torturës. Disa prej tyre u pushkatuan në rrugë, të tjerët u hodhën në puse. U vranë në banesat e tyre, shtëpitë e hedhura në erë me granata. Civilët u shtypën nga tanket teksa ishin ulur në makinat e tyre në mes të rrugës vetëm për qejfin e tyre.

Gratë u përdhunuan dhe u vranë në sy të fëmijëve të tyre. Dje u ktheva nga qyteti ynë Bucha, i çliruar së fundmi nga trupat ruse jo shumë larg Kievit. Pra, nuk ka asnjë krim të vetëm që ata nuk do ta kryenin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtria ruse kërkoi dhe vrau me qëllim këdo që i shërbente vendit tonë. Ata qëlluan dhe vranë gra jashtë shtëpive të tyre, ata vranë familje të tëra, të rritur dhe fëmijë. Ata u përpoqën të digjnin edhe trupat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?