Zelensky viziton të plagosurit e luftës: Dhurata më e bukur do të jetë fitorja e përbashkët!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit. Ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai shihet teksa falënderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë.

“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-të të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?