FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet, Roma me kryebashkiaken e parë femër

Lëvizja “Pesë Yjet” ka arritur fitore të mëdha në Itali, duke fituar garat bashkiake në Romë dhe Turin sipas rezultateve paraprake.

Virginia Raggi do të bëhet udhëheqësja e parë femër e Romës, në një fitore që shihet si goditje ndaj kryeministrit Matteo Renzi dhe Partia e qendrës së djathtë (PD). PD ka siguruar kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon dhe Bolonjën.

Rezultatet mund t’u japin anti­globalistëve “Pesë Yjet” një platformë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 2018, thonë vëzhguesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raggi, avokate 37-­vjeçare ishte shumë pak e njohur deri para pak muajve, ishte në garë për të fituar dy të tretat e votave, duke mundur kandidatin e PD-­së Roberto Giachetti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?