Zjarret masive përfshijnë Greqinë, qindra banorë dhe turistë të evakuuar

Zjarret masive kanë përfshirë veriun, jugun dhe lindjen e Greqisë. Qindra banorë dhe turistë janë evakuuar nga ishulli lindor i Egjeut, Lesbos, pas zjarreve që përfshinë sipërfaqe të mëdha pyjore, por duke djegur edhe disa shtëpi.

Ky zjarr detyroi evakuimin e të gjithë fshatit Dadia mbrëmjen e së shtunës. Edhe disa banorë të fshatit Chrysokelari në Peloponez u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të flakëve.

Autoritetet e quajtën këtë verë, si një nga më të nxehtat e më të vështirat në Mesdhe. Vitin e kaluar, zjarret shkatërruan rreth 300,000 hektarë pyje dhe shkurre në të gjithë Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?