Zvicër, votohet në referendum pro ndalimit të burkas

Dy të tretat e banorëve të kantonit zviceran të Sant Gal votuan sot pro ndalimit të burkas në hapësirat publike në rajonin e tyre, një ligj që është në fuqi që prej korrikut 2016 në kantonin fqinj të Tesinit, raporton ata.

Në kantonin e Sant Gal (verilindje), rreth 67% e votuesve dhanë miratimin e tyre për ligjin mbi burkan që ishte miratuar më parë nga parlamenti rajonal me mbështetjen e së djathtës populiste dhe qendrës, por që të Gjelbërtit dhe Rinia Socialiste e kishin bllokuar aplikimin e tij duke nëdrmarrë iniciativën e këtij referendumi, sipas rezultateve zyrtare.

Të gjithë votuesit e Konfederatës Zvicerane pritet të shprehen mbi këtë çështje në nivel kombëtar, me shumë mundësi vitin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?