Home Kultura Botohet në Am...

Botohet në Amerikë romani “Shtatori i gjëmës së madhe” i Skifter Këlliçit

109
0

Këto ditë u botua ne Amerikë romani ‘Disatrous September’, botuar në shqip në vitin 2011 nën titullin ‘Shtatori i gjëmës së madhe’. Kjo vepër i kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut, ku, si pasojë e sulmeve të terroristëve islamikë, mbetën të vdekur rreth 3000, ndër të cilët edhe tre shqiptarë. Deri tani, bazuar në listën e romaneve kushtuar kësaj tragjedie në gogle, është i vetmi roman që përshkruan si terroristët rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën kullat binjake, ngjarjet e tmerrshme në këto kulla dhe në aeroportin e Bostonit, nga ku u nisën terroristet, ku aso kohe punonte dhe vetë autori i këtij romani.
Po botojmë një përmbledhje të zgjeruar të tij.

Një ditë maji e vitit 2001, në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit
Të ulur diku në hyrje të Terminalit B të këtij aerporti, po bisedojnë Mohamed Ata dhe Marvan Shehini, dy terroristë arabë. Venë re se si pasagjeret lëne sendet prej metali ne rripin levizës, brisqe me te vogla, shishe… për te kaluar në pikën e kontrollit, “Ja cili është ky$i që do të na ndihmojë të kryejmë detyrën tonë të shenjtë para Allahut”,- thotë Marvani.

Po atë ditë në katin e 107-te të Kullës së Parë Binjake të ËTC (Qendra Botërore e Tregtisë), në New York.

Gazetari i njohur i CCN-së, Stiv Robertson, i fejuar me Zhaklina Kramerin , stjuartesë e kompanisë ajrore “Delta” në Boston, do të shkruajë një skenar televiziv, kushtuar punëtorëve që punojnë për pastrimin e xhamave të dritareve të Kullave Binjake, që janë dy shqiptarë: Besim Istrefi, me prejardhje nga Kosova, dhe tjetri Marko Muzaka, arbëresh. Pastaj të katër zbresin në zyrën e Saidit, me origjinë nga Libani, që punon menexher. Saidi fton aty edhe Jaserin me origjinë nga Siria, fundamentalist i maskuar islamik.

Aeroporti Nderkombetar Logan, Boston, 11 shtator 2001.

Sokol Kama, shkrimtar, ish-gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar, dhe tani supervizor, bisedon me Xhaklinën, qe do te kryeje fluturimin e fundit, sepse me 20 shtator do të martohet me Stivin. Ndërkohë, në piken e kontrollit, veç pasagjerëve të tjerë, futen dhe pasagjerë terroristë. Sipas rregullave, kalojnë me brisqe dhe shishe të mëdha dhe të vogla. Terroristët Mohamed, Satem dhe Abdyl kanë zënë vend në klasën e parë, kurse dy vëllezërit, Vaili dhe Rashiti, në klasën e dytë. Befas sulmojnë me shishka lotsjellëse dhe me brisqe dy stjuardesa, përkatësisht në njërën dhe tjetrën klasë.Të tërë udhetarët mbeten të tmerruar . Muhamedi dhe Satemi vrasin pilotët, me brisqe dhe me shishe. Mohamedi pastaj nis të drejtojë avionin. Me mikrofon njofton pasagjerët që të qetësohen dhe të mos bëjnë marrëzira, se avioni po te kthehet sërishmi ne Boston dhe ata do te lihen të lirë. Kurse në të vertetë avioni si dhe një tjetër, i rrëmbyer po nga terroristë arabe, fluturon drejt Nju Jorkut dhe pastaj drejt Kullave Binjake.
Në ato çaste Mohamet Ata merr në telefon Jaserin, që ndodhet në zyren e tij, në kullën e parë, dhe i njofton se kanë rrëmbyer një avion. Abduli, terrortist i penduar, kërkon të mënjanoje avionin që drejtohet nga kulla e parë. Dyluftimi tij me Muhamedin. Por është vonë. Avioni, si bombë e stërmadhe, përplaset në mesin kullës së parë, katet e së cilës fillojnë të digjen. Po kështu edhe avioni i dyte godet kullën tjetër.
Marko dhe Besimin që po punojnë mbi njërën kullë, mezi zbresin shkallët bashkë me të tjerë, por ashensoret kudo janë bllokuar. Të dy, si qindra e qindra të tjerë, përpihen me pas nga flakët.
Stivi, në këto çaste, po transmeton drejtpërdrejt ngjarjet me mikrofon nga një pikë shumë larg kullave, që po digjen. E kupton se $’i ka ndodhur Zhaklinës.
Ndërkohë, Saidi që ndodhet në katet e poshtme, del në korridor dhe habitet kur sheh Jaserin, i cili kërkon të mbylle nga jashtë dyert e portave që të shpien në shkallët e sigurimit, nga ku qindra punonjës kërkojnë të zbresin poshtë, që ata të mbeten të vdekur. Dyluftim midis tyre. Saidi vret Jaserin dhe hap hap dyert e mbyllura prej tij dhe kështu shpëton qindra njerëz që vërshojnë poshtë shkallëve.
Bin Ladeni, së bashku me krahun e tij te djathtë, Khalid Sheik Mohamedin, arkitektin e këtij plani satanik, në strofullin e tyre ndjekin nga stacioni televiziv Ala Zhazira, $’ka ndodhur…Bin Ladeni ka një moment ekzaltimi. Por i duket se profeti Muhamed e qorton me fjalet: ”Kurani dënon ashpër ata që vrasin njerëz të pafajshem, siç vret ti”.

Përsëri në Aeroportin Ndërkombëtar Logan, Boston

Terminali B i aeroportit rrethohet nga forca të policisë dhe ushtrisë. Midis tyre ndodhen funksionarë të lartë të FBI-se dhe FAA-së. Dyshojnë se mos në një pikë kontrolli janë futur terroristë me armë.
Sokoli shpalos shkakun e tragjedisë: brisqet më te vogla se fotoja e identitetit, shishet alkolike dhe shishka me sprucim të mbushura me lëndë lotsjellëse, që lejohen nga rregullorja. Punonjësit e FBI-së dhe FAA-së mbeten të topitur.

Duke u kthyer për në shtëpi, Stivi ndal makinën para hotelit “Astoria”, ku pas një jave do të bëhej dasma e tij me Zhaklinën tashmë e vrarë në avion. I duket sikur e sheh atë të gjallë, veshur nuse, me të bardha, që po i afrohet atij. Dëgjohet zilja e telefonit. Është Sokoli që e ngushëllon plot dhembje…
”Ti je shkrimtar, -i thote Stivi Sokolit.- Shkruaj një roman për të tëra këto që ndodhën, shkruaj se Amerika u godit rëndë, por nuk dorëzohet kurrë”. Dhe Sokoli i premton.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit