Home Aktualitet Braçe votoi k...

Braçe votoi kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës! Reagon Klosi: Ishte një gabim i teknikës

29
0

Gjatë votimit në Kuvend këtë të hënë për ministrat e rinj, deputeti i PS-së, Erion Braçe votoi kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme. Por Blendi Klosi mendon ndryshe.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në detyrë, tha se ai e sheh më shumë si një gabim i teknikës, sesa një qëndrim politik të Braçes, ndërsa shtoi se nëse kjo votë kundër nuk shpreh asgjë, kur qartazi edhe vetë Xhaçka votoi pro shkarkimit të saj.

“Mendoj që do të ketë qenë një gabim i teknikës. Nuk besoj se ka qenë një vullnet i z. Braçe dhe mendoj që ka qenë thjesht një moment teknik, nuk ka pse të ishte kundër. Nuk shpreh asgjë një votë, kur qartazi edhe vetë znj. Xhaçka votoi për shkarkimin e saj.

Megjithatë padyshim i takon z. Braçe për ta komentuar, vota e gjithsecilit është individuale, pasi z. Braçe nuk është nga ata që në qoftë se do të kishte një qëndrim politik, nuk do ta kishte thënë atë qëndrim. Por mendoj fort që ka qenë një problem teknik”,-tha Klosi në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit