Home Aktualitet Brenda burgut...

Brenda burgut ku Tahiri do të vuajë dënimin (FOTOLAJM)

481
0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do ta kryejë dënimin prej 3.4 vitesh në burgun e Fierit. Ky institucion penitenciar është i sigurisë së zakonshme dhe vendimin e mori sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në vend. Burgu është vënë në shfrytëzim të plotë që prej muajit shkurt 2015, dhe ka një seksion paraburgimi dhe një seksion burgu të sigurisë së zakonshme.

Tahirit do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj. Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte, ora 08:30-15:00. Aty zhvillohen aktivitete social-kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare, sipas llojit të besimit.

Të paraburgosurve dhe të dënuarve, u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional etj.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës. Tahiri pas marrjes së vendimit, deklaroi se nuk e ka shkelur asnjë ditë ligjin.

”Ju dua shumë të gjithëve! Me vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë PADREJTËSI”,-shkroi në facebook, sapo Gjykata dha vendimin.

Saimir Tahiri e nisi ”betejën” me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite si ministër i Brendshëm. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e drogës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit