Home Sporti Brighton shok...

Brighton shokon Tottenhamin e Contes në “frymën e fundit” (VIDEO)

68
0

Tottenham shpërdoron një mundësi shumë të mirë për të blinduar vendin e katërt në Premier League, duke pësuar një humbje të papritur 0-1 ndaj Brighton.

Skuadra e Contes krejt ndryshe nga ndeshjet e fundit krijoi shumë pak në 45 minutat e para. Në fraksionin e dytë Reguilon me portën thuajse të boshatisur nuk arriti që të vihet në kontakt me topin.

Në fundin e kohës së rregullt, Leandro Trossard rrëmben një top në zonë dhe më pas gjen hapësirën e duhur për ta dërguar topin në cepin e portës së Lloris.

Tottenham me këtë humbje mbetet në vendin e katërt me 57 pikë, 3 më shumë se Arsenal, por “topcinjtë” kanë dy sfida më pak. Brighton ngjitet në vendin e 10-të me 40 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit