Home Bota Britania e Ma...

Britania e Madhe mbyll evakuimet për qytetarët afganë

7
0

Britania e Madhe ka mbyllur zyrtarisht evakuimet për civilët në Afganistan. Fluturimi i fundit i evakuimit të qytetarëve afganë është nisur nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, tha Ministria e Mbrojtjes, raporton BBC.

Fluturimet e mëtejshme që do të realizohen do të kenë në bord personelin diplomatik dhe ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar, shtoi ministria.

Kreu i forcave të armatosura, gjeneral Sir Nick Carter, tha se është “zemërthyer” pasi ata nuk kishin qenë në gjendje t’i shpëtonin të gjithë.

Ai tha se qindra afganë që kishin të drejtë të vinin në Mbretërinë e Bashkuar mbetën në Afganistan.

Një transport ajror masiv është duke u zhvilluar në aeroportin e Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit, me afat deri më 31 gusht për trupat e huaja që të largoheshin nga vendi.

SHBA ka patur kontrollin e aeroportit në kryeqytetin e Afganistanit, në kohën kur një sulm terrorist me bombë të enjten mund të ketë vrarë deri në 170 njerëz – përfshirë dy shtetas britanikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit