Home Aktualitet Britania shpa...

Britania shpall Berishën ”non-grata”, Baton Haxhiu: Ka ndikuar SHBA-ja

940
0

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ”non-grata” kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha”, thotë analisti Baton Haxhiu. Për të SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si duket nuk kanë pasur sukses të bindin foltoren dhe foltoret se diçka serioze po ndodh në politikën shqiptare dhe nuk e durojnë ata përçmimin që u bëhet atyre për vendimin që morën.

Me siguri, nuk e kanë gjetur hapësirën evropiane apo të shteteve europiane mjaftueshëm për ta përkrahur idenë e tyre, për arsye se si koncept shtetet evropiane e kanë të vështirë termin ”non-grata”.

E kanë gjetur Britaninë sidomos për faktin se ajo është jashtë Komunitetit Evropian. Britania e Madhe është aleat i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një goditje e cila me siguri është kërkuar nga aleati i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,-në një intervistë për “Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit