Home Ekonomi BSH mban të p...

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Inflacioni në rënie, ekonomia në rritje

52
0

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75 %. Guvernatori Gent Sejko e arsyetoi këtë vendim me efektet pozitive të politikës monetare.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit erdhi në rënie gjatë dy muajve të fundit të vitit 2022. Në aspektin e shportës, rënia e inflacionit pasqyroi rënien e çmimeve të naftës dhe të disa artikujve ushqimorë”, tha Sejko.

Çmimet pritet të bien edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. “Përditësimi i parashikimeve sugjeron se inflacioni do të bjerë gradualisht gjatë vitit 2023 dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024”, tha Sejko. Presionet inflacioniste vijojnë të mbeten të larta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Ekonomia

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit