Home Kosova “Bukuroshe, h...

“Bukuroshe, hajde kënaqemi”/ Zëvendësdrejtori i medias së njohur me gjuhë të ashpër ndaj deputetes

6
0

Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shalai është kthyer me një gjuhë të papranueshme për deputeten e Listës “Guxo”, Daorsa Kica-Xhelili, teksa i përgjigjej kësaj të fundit për replikën si kryetare e Komisionit parlamentar për media, në një nga mbledhjet ku është diskutuar për televizionin publik.

Në një përgjigje nën cilësinë e zyrtarit të RTK-së, Shala i është referuar Xhelilit si “Doarsa bukuroshja” dhe ka dalë jashtë kotekstit profesional në vijimin e replikës. Në një status në Facebook, Shala shkruan se ‘Doarsa bukuroshja’ e ka mendjen vetëm tek ai dhe prandaj flet për të, madje ai e fton edhe për një takim për drekë apo për darkë, ku i premton se do ‘të kënaqen’ bashkë me mikeshat.

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqtë e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim! Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”- shkruante Shala, ditën e premte.

Statusi i Shalës

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar sot për herë të parë pas gjuhës seksiste që zv.drejtori i RTK-së Mentor Shala, e përdori ndaj saj. Gazeta Ekspress shkruan se, deputetja ka thënë se për të nuk ka rëndësi se çfarë flet Shala. Madje ajo tha se postimi i zyrtarit të RTK-s për të nuk ishte fare i rëndësishëm, duke shtuar se është e gatshme të debatojë publikisht për çdo gjë.

“Unë do të doja shumë shkurt, sepse po mendoj që i kemi trajtuar mjaft shumë çështjet e Bordit të RTK-së, tash e disa mbledhje që po mbahen. Para së gjithash për shkak se u ngrit tema e ditës së fundit ku është përmendur emri im, ekziston një arsye pse unë nuk kam reaguar. Është arsyeja që ditën kur unë e kam lexuar reagimin për mua nuk ka qenë i rëndësishëm. Për mua personalisht, kush çka flet, kush çka poston, nuk ma ndikon mendimin tim të lirë për çështje esenciale. Nëse dikush ka për të kundërargumentu diçka për ato që i them unë, jam e gatshme me dalë në debate publike dhe private, por ato kërkohen në mënyrë të denjë. Për shkak se kanë reagu shoqëria civile, mediat, po du me ardh te pika të tjetër që të premten unë nuk kam qenë zëri qytetarëve të Kosovës por qytetarët kanë qenë zëri jem, kam një borxh reciprok”, ka thënë ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit