Home Aktualitet Bytyçi: Kurti...

Bytyçi: Kurti i pari kryeministër i Kosovës, që i ka rezistuar arrogancës së Ramës

236
0

Analisti Enver Bytyçi ka komentuar takimin e sotëm të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku për të Albin Kurti është i pari kryeministër që i ka rezistuar arrogancës së Kryeministrit Edi Rama.

”Çdo marrëveshje i nënshtrohet një ekspertize të caktuar përpara se të hartohet dhe më pas nënshkruhet. Rama është edhe populist por ishte tek çështja e Bashkimit Kombëtar. Kurti është i pari Kryeministër në Kosovë që i ka rezistuar Zotit Rama.

Asnjë kryeministër nuk kanë mundur të përballen apo të rezistojnë arrogancës së Ramës. Kurti rezistoi disa herë dhe për pasojë Edi Rama ka bërë një hap mbrapa në kuptimin e përdorimit të autoritetit të tij arrogant në raport me Kosovën. Suksesi më i madh i kësaj mbledhje është hapja e kufirit nëse do të ndodh pas gjashtë muajsh.

Unë besoj se do të ndodh. Është diskutuar edhe më herët por Rama ka thënë se nëse do hapi kufirin Serbia do të na akuzojë për tentativë për Bashkim Kombëtar dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit