Home Aktualitet Bytyçi: Lider...

Bytyçi: Liderët e Kosovës nuk janë aq naivë sa të hyjnë në një klub ku do përbuzen

96
0

Analisti Enver Bytyçi e konsideron si të pasinqertë ftesën e presidentit serb që Kosova t’i bashkohet ”Open Balkan”, duke e krahasuar atë me Titon. Për të liderët e Kosovës nuk janë aq naivë sa të hyjnë në një nismë pa u njohur kufijtë dhe shteti, ku do të përbuzen dhe do të kenë kosto politike.

”Ftesa e Vuçiç më ngjan me atë të Titos në fund të vitit 1944 që brigadat partizane të shkonin në Kosovë. Është e njëjta ftesë me të njëjtën kronologji, qëllime.

Atëherë për të masakruar shqiptarët si reaksionarë, sot për t’i vënë në gjumë, për të lënë në një anë problemet territoriale dhe më pas Serbia të përmbushë qëllimet e saj me asosacione, ndryshime kufijsh.

Unë them që pa përcaktuar kufijtë me marrëveshje të plotë dhe pa njohur Kosovën nuk mund të funksionojë asnjë iniciativë e tillë.

Udhëheqësit e Kosovës nuk janë aq naivë sa të hyjnë në një klub ku të përbuzen, por gjithashtu do të paguajnë dhe kosto të mëdha politike”, tha Bytyçi në Debat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit