Home Aktualitet Caka-Tabakut:...

Caka-Tabakut: LSI në 2015 paraqiti ligj për koncesionet, ju nuk e pranuat. Partia e bravës jeton me miliardat e portit të Durrësit

38
0

Vijojnë ”sulmetÇÇ, LSI-PD. Ish-deputetja Silva Caka, i është përgjigjur deputetes së PD Jorida Tabaku, pas deklaratës së saj për rritjen e borxhit publik në Shqipëri. Caka thekson përmes një postimi në facebook, se koncensionet dhe PPP-të, janë pronë kryeministrit Edi Rama dhe se Tabaku kërkon t’i bëjë bashkë me Ilir Meten dhe LSI-në. Po ashtu shprehet se LSI në 2015 paraqiti një ligj për koncesionet, gjë e cila nuk u pranua.

Postimi i plotë

Jorida Tabaku paska folur për rritjen borxhit publik në Shqipëri, si pasojë e koncensioneve, PPP-ve dhe faturave të ardhura nga Gjykata e Arbitrazhit. Koncensionet dhe PPP-të, pronë e Edi Ramës, kërkon t’i bëjë bashke me Ilir Metën dhe LSI-në.

Rama dhe Brava e dinë shumë mirë siç e dinë gjithë shqiptarët, se LSI depozitoi në Parlament një projektligj, që në vitin 2015, për të ndalur koncesionet. Partia e Braves nuk e mbështeti kurrë projektligjin sepse në atë kohë bënte protesta kundër Ilir Metës për llogari të Edi Ramës, se po mbronte Tom Doshin.

Brava u largua dhe ia fali parlamentin në vitin 2019 Edi Ramës, gënjeu LSI dhe shqiptarët, dhe i dha shancin atij të bëjë mbi 2 miliardë euro koncesione, meqënëse e ndante copën me Bravën, dora vetë. Partia e Bravës jeton dhe ushqehet me plehrat e inceneratorëve dhe miliardat e portit të Durrësit, dhe këtë e di gjithë populli shqiptar.

Partia e Braves shiti demokratët dhe saktificat e mijëra shqiptarëve, për të mbushur xhepin e Lul Bravës dhe kunatit. Partia e Braves gjallon vetëm me pazare dhe dallavere.
Tik tak, 6 marsi po vjen! Kaq për sot, nesër ka prapë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit