Home Sporti Capello i bin...

Capello i bindur: Interi mund t’i hapë probleme Realit ose City-it në finale

357
0

Interi fitoi 0-2 gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Milanit. Duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e madhe të Stambollit. Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello analizoi duelin e luajtur në “San Siro”, teksa mendon se Interi mund të fitojë trofeun e madh.

“Lojtarët e Milanit gabuan shumë. Ata duhet ta harrojnë ndeshjen e parë, por jo gabimet e kryera.  Sa i përket Interit, nëse do të isha në vendin e Inzaghit do të përgëzoja skuadrën, sidomos për pjesën e parë. E qarkulluan mirë topin dhe shënuan.

Kualifikimi? Interi është shumë më afër. Nëse zikaltrit luajnë me të njëjtin intensitet, ata mund t’i shkaktojnë probleme Realit ose Man City në finale“, u shpreh Capello.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit