Home Aktualitet Çështja e det...

Çështja e detit me Greqinë shkon në Hagë? Ligoraq Karamelo: Ka pasur pengesa

172
0

Pas pjesëmarrjes në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor që u mbajt në Tiranë, nesër kryeministri i Greqisë do të vizitojë Shqipërinë. Mitsotakis nesër i shoqëruar nga homologu Edi Rama, do të vizitojë jugun e vendit, Himarën dhe Derviçanin, zona të minoritetit grek.

Kësaj vizite i parapriu sot Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias. Ai u takua me homologen Olta Xhaçka dhe Kryeministrin Rama ku nënvizoi 4 çështjet, që sipas tij, do të hapin një kapitull të ri mes të dy vendeve. Për Dendias ato janë: Dërgimi në Hagë i marrëveshjes për detin edhe “shelfin continental”, zgjidhja e ligjit të luftës, shmangia e episodeve në kufi si dhe mirëmbajtja e piramidave kufitare.

Ligoraq Karamelo, ish-deputet i minoritetit grek, ish-drejtues i OMONIA-s dhe PBDNJ-së, u shpreh se palët kanë rënë dakord vetëm së fundmi për ta çuar çështjen e detit në Hagë. Sipas tij, çështja ka hasur në pengesa.

“Për t’u nënvizuar është fakti që të dyja palët kanë rënë dakord për ta çuar në Hagë çështja e detit. Deri tani, çuarja në Hagë ka qenë një simbol, pa pasur diçka konkrete. Rrugës për t’u dorëzuar në Hagë, kjo marrëveshje ka pasur shumë vështirësi, sidomos nga pala shqiptare”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit