Home Sporti Chelsea heq d...

Chelsea heq dorë nga Ronaldo, PSG mbetet shpresa e vetme për CR7

66
0

Chelsea ka vendosur të mos nënshkruajë me Cristiano Ronaldon. “The Sun” raporton se pas bisedimeve të gjata mes pronarit të bluve, Todd Boehly dhe trajnerit Tomas Tuchel, strategu gjerman ka shprehur dëshirën që të hiqet dorë.

Trajneri kishte bërë të ditur se kërkimi për një sulmues nuk ishte prioritet. Spekulimet për një transferim të mundshëm të CR7 në Londër u ngritën pas takimit muajin e kaluar mes përfaqësuesit të saj, Jorge Mendes dhe Boehly.

Gjithsesi mesa duket tashmë opsioni i vetëm për të ardhmen e portugezit mbetet skuadra e PSG, që mund të mendojë një operacion spektakolar për të bashkuar Ronaldon me Messin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit