Home Sporti Cikalleshi ri...

Cikalleshi rikthehet te goli në Turqi, por ekipi i tij mundet (VIDEO)

59
0

Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli në Turqi teksa ka shënuar në disfatën 3-2 të ekipit të tij Konyaspor, në transfertë me rezultatin 3-2. Goli i sulmuesit shqiptar i dha shpresë Konyaspor duke qenë se në atë moment shifrat shkuan në 2-2, por gjithsesi nuk arritën që ta ruanin rezultatin.

31-vjeçari depërtoi bukur nga krahu dhe më pas me një goditje potente me të majtën mposhti portierin kundërshtar. Fillimisht u dyshua për një pozicion të parregullt, megjithatë goli i Cikalleshit u konfirmua nga VAR.

Ky ishte goli i pestë për sulmuesin shqiptar në 12 paraqitje në nivelin më të lartë turk, teksa ekipi i tij, Konyaspor mban vendin e tretë në klasifikim me 26 pikë të grumbulluara në 14 javë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit