Home Sporti United nxjerr...

United nxjerr në shitje thuajse të gjithë ekipin, ja 3 lojtarë që shpëtojnë

94
0
Soccer Football - Premier League - Manchester United v Tottenham Hotspur - Old Trafford, Manchester, Britain - January 14, 2024 Manchester United's Marcus Rashford in action REUTERS/Carl Recine/File Photo

Manchester United pritet të bëjë largime të shumta në merkaton e verës. “Djajtë e Kuq” nuk do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm, që  përbën një kërcënim serioz për planet e drejtuesve duke sjellë paqartësi për të ardhmen e lojtarëve , ashtu si dhe për trajnerin Erik ten Hag e ardhmja e të cilit nuk është e sigurt.

Media angleze bëri të ditur se tek United janë mendjehapur  sa u përket shitjeve dhe të gatshëm të vlerësojnë oferta. Madje dhe një lojtar si Marcus Rashford mund të lejohet të largohet me hapjen e merkatos.

Nëse United nuk luan fare në Europë, ata do të duhet të ndjekin një politikë drastike shitjesh, pasi aftësia për të shpenzuar sezonin e ardhshëm është kompromentuar nga 555 milionë paundë të shpenzuara në 3 verat e fundit.

Vetëm 3 lojtarë, Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund, janë kursyer nga lista e shitjeve, me United që shpreson të ndërtojë një skuadër fituese rreth kësaj tresheje në të ardhmen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit