Home Aktualitet Çiljeta trego...

Çiljeta tregon pse mbështet Veliajn: Ka bërë një veprim që asnjë nga PD-ja se ka bërë

1116
0

Një nga artistët që ka treguar mbështetjen publike ndaj Erion Veliajt në këtë fushatë zgjedhore, është edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ka qenë krah PD-së dhe liderit historik Sali Berisha.

Por sot e ftuar në ”Euronews Albania”, ajo tha se duke qenë se dikur ka përkrahur shumë Partinë Demokratike, është “sulmuar” me komente negative nga komentuesit e rrjeteve sociale në momentin që doli përkrah kryebashkiakut aktual. Këngëtarja shtoi se Erion Veliajn do e mbështesë gjithnjë, pasi ai i është gjendur pranë në një nga momentet më të vështira të jetës.

“Erionin e kisha takuar para 20 viteve në një fushatë, unë kam qenë 19 vjeçe ai 21 vjeç, në Gramsh e që atëherë kontakti im me të ka qenë zero. Pa dyshim kam një vlerësim të paparë për të sepse më është gjendur pranë në një moment shumë të vështirë, kur babai im vdiq. Ishte rastësi. Unë nuk e hedh dot poshtë atë. Mu gjend shumë dhe e ka fituar zemrën time përjetë, sepse ka bërë një veprim që asnjë nga PD-ja se ka bërë”, tha Çiljeta Xhilaga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit